Një ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur mes dy futbollisteve të ekipit të femrave të PSG-së. Disa ditë më parë mesfushorja e PSG Kheira Hamraoui ishte rrahur me 4 nëntor nga dy burra të maskuar. Ajo ishte trajtuar në spital për plagë dhe kishte humbur një ndeshje në Ligën e Kampionëve.
Sot për këtë rast është arrestuar Aminata Diallo, bashkëlojtarja e Hamraoui, pasi dyshohet se ka qenë ajo që ka paguar në lidhje me sulmin.
Diallo dhe Hamraoui janë bashkëlojtare edhe në kombëtaren franceze ku janë konkurrente direkte për një vend në mesfushë.
Sulmi ndaj Hamraoui ka ndodhur me 4 nëntor pas një darke të ekipit Diallo po e voziste në shtëpi atë nga restoranti kur dy persona me shufra hekuri e nxorën nga vetura Hamraoui dhe e sulmuan.
Një nga personat ka goditur vazhdimisht atë me shufër hekuri në këmbë. Sulmi ka zgjatur për disa minuta para se të dy personat të arratiseshin.
Diallo ishte ndaluar po ashtu nga sulmuesit por ajo kishte dalë pa plagë nga incidenti sipas burimeve të agjencisë së lajmeve AFP brenda klubit.
Klubi francez Paris Saint Germain ka konfirmuar se Diallo është arrestuar./E.M-noa.al