Moti i keq ka goditur ditën e sotme vendin tonë, ku kjo javë ka filluar me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, e cila shkaktoi dhe dallgë deri në 8 ballë.
Intensiteti i reshjeve pritet të shtohet gjatë orëve të pasdites për të arritur kulmin rreth orës 19:00, ku pritet që të përfshihet i gjithë vendi nga reshje të dendura, të cilat do të arrijnë deri në 15 mm.
Ndërkohë që në zonat qendrore dhe në perëndim të vendit bie shi, në zonat veri-lindore dhe jug-lindore pritet prezencë e reshjeve të dëborës.
Ndërsa sa I përket vlerave termike, mëngjesi I sotëm ka pasur rritje, duke bërë që temperaturat të jenë jo më shumë se -2 gradë në zonat malore dhe 14 gradë ngjitet termometri gjatë orëve të mesditës.