Dea Mishel, Luiz Ejlli dhe Krist Aliaj janë të vetmit banorë që ditën e djeshme mbushën plot 100 ditë qëndrim brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”.
100 ditë rrugëtim brenda në shtëpi kanë qenë sa të bukura, po edhe jo aq të lehta brenda shtëpisë.
Banorët kanë përjetuar emocione të bukura, kanë qeshur, kanë qarë, kanë debatuar, janë shqetësuar, por edhe janë kënaqur. Ata të tre ja kanë dalë mbanë të mbajnë mbërthyer pas ekrani një Shqipëri të tërë.
Në kuadër të 100 ditorit brenda në shtëpi, Vëllai i Madh falenderoi banorët për rrugëtimin e tyre deri në këtë pikë dhe u uroi atyre suksese në vijim.
Për të festuar ditën e 100 të qëndrimit në shtëpi, banorët dolën në oborr për të festuar, pasi Vëllai i Madh përgatiti një festë shumë të këndshme për to.
Duket se më shumë këtë festë e kanë shijuar Nita, Fotini, Dea dhe Jori. Të katërta kanë vendosur në një moment që të hidhen në pishinë. Të kapura për dore dhe nën ritmin e muzikës, banoret janë hedhur në pishinë dhe kanë dalë menjëherë.
Por vajzat nuk e lanë me aq pasi u hodhën edhe 2 herë të tjera. Nga ana tjetër, Qetsori i ngacmonte duke u thënë ‘çfarë bën nominimi, u tërbuan’, duke qenë se thuajse e gjithë shtëpia është në nominim.