Gazetari Çim Peka ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha ka darkuar në një restorant me një trafikant droge. Synimi i kësaj darke të shtruar në restorantin “Tiku Mato” ka qenë dërgimi i një sasie parash për të mbyllur dosjen e “Nick Muzin”.
Peka tha se darka është zhvilluar në vitin 2017 në kohën që Partia Demokratike ngriti çadrën në shesh, por nuk tregoi emrin e trafikantit me të cilin sipas tij, Basha ka darkuar. Ai tha më tej se personi në fjalë është raportuar se ka ndërruar jetë, por që nuk është e vërtetë. Gazetari thekson se kamerat duhen sekuestruar pasi kanë filmuar e gjithçka mund të verifikohet.
“Ti zotëri do deklarosh dhe do shkosh bashkë me prokurorinë të marësh kamerat te lokali në kohën që ishte çadra te Tiki Mato me kë ke darkuar dhe nëpërmjet kujt i ke dërguar paratë për Nik Muzin sepse aty janë videot dhe ke darkuar me trafikantin ndërkombëtar droge.
Ti mendon se ke shpëtuar se ai person ka vdekur por kamerat janë aty. Ti ke dërguar me fjalën tënde dhe dëshmi para meje, ke dërguar para me trafikantë droge te Nik Muzin. Prokuroria nëse nuk kontrollohet nga Rama le të shkojë të marë video te darka te Tiki Mato dhe të zbulojë kush është trafikanti në këtë vend.
Thuhet që ka vdekur, por në fakt nuk ka vdekur. Kamerat në vitin 2017 tek “Tiku Mato”, prokuroria duhet t’i shikojë. I kanë lokalet, kush është trafikanti i dropgës me të cilin ke darkuar e që ndërhyri për të mbylur dosjen “Muzin”.
Pabiteni ju që ky do të ishte kryeministri i Shqipërisë, ne e kemi një trafikant droge, pa lejen e kryeministrit nuk kalojnë tonelata me drogë e të kapen çdo javë. Ky tjetri i ngarkuari si drejtuesi i Opozitës i është bashkuar trafikut. Takimi ka qenë në vitin 2017,”- tha Peka ndër të tjera.