Ende pa lindur prindërit ëndërrojnë për fëmijën që do të kenë, duke e projektuar atë në versionet më të mira të tyre.
Sapo ai vjen në jetë kureshtja e të dyve, por tanimë edhe e të afërmeve është se kujt i ngjan fëmija i sapoardhur në jetë.
Me rritjen, tekat apo veprimet e mira i atribuohen njërit prej prindërve.
Kemi jo pak raste kur edhe me shaka, thonë se ‘veset’ i merr nga babi, apo në rastin e vjehrrës e cila për çdo ‘gabim’ që fëmija bën, direkt tregon nënën si përgjegjëse të sjelljes së tij.
Pastaj nisin ndarja e tipareve, nga kush i ka sytë, vetullat, mimikën, etj.
Por ekspertët e kanë zgjidhur njëherë e mirë këtë problem, duke thënë qartë se nga kush i trashëgon fëmija gjërat kryesore.
Sipas tyre kombinimi vjen si rezultat i geneve të të dy prindërve.
Ndalemi pak tek veshët e mëdhenj:
Nëse në brezat tuaj babi, apo edhe të tjerë janë shquar për veshë të mëdhenj, është e pashmangshe që kjo të mos të trashgohet tek fëmija juaj.
E sipas ekspertëve veshët e mëdhenj trashëgohen nga i ati.
Tullacët?
Kjo temë delikate në breza…ekspertët përcaktojnë nënën si përgjegjëse të të qenit ‘tullac’, e kështu nëse dajat tuaj janë tullacër, atëherë edhe fëmija juaj do të ketë prirje për të qënë një tullac, me kalimin e moshës.
Nga nënë gjithashtu trashëgojmë gishtin e madh të këmbës, të paktën gjenetikisht kjo është e sigurt.
Gjeni X që trashëgojmë nga nëna është i pasur me gjene që përcaktojnë pamjen fizike, ndërsa nga kromozoni X i babait nuk i kemi këto mundësi.
Kjo në fakt mund të shpjegojë edhe një fakt që shpesh e kemi dëgjuar midis shqiptarëve, “djali ngjan gjithmonë nga nëna”, dëgjojmë kaq shpesh të thuhet.
Po për bebat vajza?
Këtu duket se gjithçka ndryshon, pasi ato duket se trashëgojnë njëlloj komozomin X, si nga nëna dhe nga babai.
Për këtë fakt, shpjegojnë ekspertët, vajzat ngjajnë si nga nëna ashtu edhe nga babai.
Ndalemi pak tek gjërat e përbashkëta si , vetullat e bashkuara, vrima në mjekër, aftësia për ë tubosur gjuhën, apo flokët që shoqërohen nga një tufë e bardhë(kjo përgjithësisht ndodh tek meshkujt).
Ngjyra e syve:
Kjo varet tërësisht nga kombinimi gjenetik. Përjashtim bëjnë vetëm ata prindër që i kanë të dy sytë kafe, fëmija në këtë rast nuk mund të dalë me sy blu, ose rastet janë shumë të rralla.
Ndërsa tek prindërit me sy blu, fëmija automatikish do t’i ketë të tillë.
Ngjyra e flokëve?
Rregull i prerë, nëse prindërit kanë flokë të çelët edhe fëmija do t’i ketë të tillë.
Edhe në rastet kur vetëm njëri nga prindërit i ka të errët atëherë fëmija do të ketë ngjyrë të ndërmjetëme, e në raste të rralla të errët.
Nëse njëri nga prindërit ka flokët kaçurrela, mundësia më e madhe është që edhe fëmija të dalë me flokë të tillë.
Koeficienti i zgjuarsisë:
Kjo është e trashëguar nga të dy dhe nuk shihet të ketë një përkufizim të saktë.
E megjithatë, duhet theksuar se përveç tipareve që ti fal nëna apo babai, çdo gjë tjetër ndikon nga shumë faktorë, shoqëria, mjedisi ku rritet, shkolla, etj.