Çifti nis planet për bashkëjetesë/ Kiara dhe Luizi partnerë edhe në lojë

Çifti Kiara dhe Luiz po jetojnë ditët më të bukura të dashurisë së tyre në ambientet e shtëpisë së Big Brother Vip.




Ata janë kthyer sot për sot në një nga çiftet më të komentuara të momentit dhe më të preferuarit e publikut.

Herë pas here çifti është përfshirë në disa zënka të vogla. Mbrëmjen e djeshme ata patën disa mosmarrëveshje por sot për ta dita ka nisur tërësisht ndryshe.

Pasi janë sqaruar në dhomën e ndenjes, ata kanë nisur të bëjnë edhe plane për bashkëjetesën jashtë shtëpisë së Big Brother Vip.




Luizi i tregon Kiarës një bisedë që ka pasur me Beatin i cili i është shprehur këngëtarit se ata mund të rrinë vetëm 24 orë larg njëri tjetrit dhe pastaj hap pas hapi lidhja e tyre do të konsolidohet në bashkëjetesë.

Kjo gjë u pohua edhe nga Kiara e cila më pas e përqafoi Luizin duke sheshuar të gjitha keqkuptimet mes tyre.




Ndërkohë gjatë pasdites Luizi kishte një mision për të shtyrë të hidhen në pishinë banorët e rinj në mënyrë që të humbasin imunitetin. Kiara ishte ajo që i erdhi në ndihmë këngëtarit duke marrë Ermionën përdore, për t’u hedhur në pishinë me gjithë rroba.

Ajo tentoi të bindë edhe Bledin të bëjë të njëjtën gjë në mënyrë që Luizi të arrinte qëllimin e tij.

Author: morevesh