Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar Valentina Prenku dhe Qendrim Shefqeti, historia e dashurisë së të cilëve emocionoi gjithë studion.
Të njohur prej vitit 2008, ata të dy ia kanë dalë të përballen me çdo sfidë, nga ndarjet e deri te sëmundja e Valentinës.
Prej vitit 2015 ajo u desh të vazhdonte jetën në karrige me rrota për shkak të një sëmundje të rralë të muskujve që njihet si ataksia.
“Unë ose do pranoja karrigen me rrota ose do mbyllesha gjithë jetën në shtëpi. E shmangia Qendrimin se ai kishte opsione të tjera”, rrëfeu Valentina.
Nga ana tjetër vetë Qendrimi tregoi se nuk e imagjinonte jetën me asnjë tjetër veç Valentinës.Pas kaq shumë vitesh bashkë, çifti kurorëzoi dashurinë në martesë në gusht të këtij viti.Top Channel./asutimes.com