Çifti drejt ndarjes, çfarë ndodhi në dhomën e gjumit? Luizi më i vendosur se kurrë: Prej gojës time veç një herë ke për ta dëgjuar fjalën “ik”

Loja siameze e ka ndër çiftin Luizi-Kiara dhe ka sjellë mes dyshes debate të forta. Në një bisedë sqaruese që kanë bërë së bashku në dhomën e gjumit pasi Kiara e ka refuzuar dhe i ka kërkuar disa herë të largohet prej saj, Luizi i vendosur ia ka bërë të qartë.




Ai është shprehur se është e disata herë që kjo i kërkon të largohet dhe këngëtari kurrë nuk e ka bërë. Sipas tij në momentin kur t’ja kërkoj këtë gjë do t’ja thotë vetëm një herë.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Nuk po e zgjidh dot tani se po me dhemb dhe mua koka

Luizi: Do ndonjë ilaç

Kiara: Nuk dua ilaç, dua vetëm të ikësh ti

Luizi: E sata herë ështëe që më thua ik moj Kiara? Prej gojës time s’ka dal asnjëherë kjo fjalë por kur të dal ke për ta dëgjuar vetëm një herë.

Author: morevesh