Ne diten e Samitit BE-Ballkani Perendimor dhe ne qytetin ku mbahet Samiti, ne Tirane, akademike, studiues, eksperte te ceshtjeve europiane nga Shqiperia, Italia dhe Spanja diskutuan ne nje konference nderkombetare rreth temes se cfare Shqiperia dhe Ballkani i sjellin Bashkimit Europian duke synuar te eksplorojne dhe avancojne narrativat e perfitimit te ndersjellte te integrimit europian. Konferenca ishte nje bashkepunim i Institutit Shqiptar te Studimeve Nderkombetare, Institutit te Medias dhe ambasadave te Italise, Spanjes dhe Delegacionit te Bashkimit Europian. Eksperte dhe diplomate si Alvaro Renedo Zalba, ambasador i Spanjes ne Shqiperi; Prof. Charles Poëell, Drejtor i Elcano Royal Institute ne Madrid; Carmen Tascini, diplomate, ambasada Italiane ne Tirane; Prof. Matteon Bonomi, Studiues i Larte ne Institutin e Marredhenieve Nderkombetare ne Rome; Prof. Foteini Asderaki, Shef i Shkolles Doktorale te BE ne Politikenn e Perbashket te Sigurise dhe te Mbrojtjes ne Sherbimin e Jashtem Europian; Prof. Andrés de Castro, Zevendesdrejtor i UNED/Ministria e Mbrojtjes e Spanjes si dhe nje numur i madh ekspertesh vendas, nder ta, Megi Fino, Zevendesministre e Puneve te Jashtme; Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit Parlamentar te Integrimit; Ilda Zhulali, eksperte e integrimit europian; Piro Misha, drejtor i Bibliotekes Kombetare, Bashkim Shehu, shkrimtar etj moren pjese ne diskutimet e zhvilluara. Ndersa narrativa mbizotëruese për procesin e integrimit evropian mbetet ajo e fuqisë transformuese te ketij procesi, konferenca theksoi se ka ardhur koha te analizohet edhe kahja tjeter e ketij procesi, ajo se cfare Shqiperia dhe vendet e rajonit i sjellin Bashkimit Europian, cfare kontributesh strategjike dhe vlerash te shtuara sjellin ato sot dhe ne te ardhmen. Ne panelet e Konferences u diskutua se cfare konkretisht sjell Shqiperia dhe rajoni ne BE e sotme dhe te neserme, cili eshte dimensioni mesdhetar i politikes se Shqiperise si pjese e ketij rajoni, dhe cili eshte kontributi ne shkalle nderkombetare, duke iu referuar rolit te saj si anetare jopermanente e Keshillit te Sigurimit. Sipas kryetarit te Institutit te Studimeve Nderkombetare Albert Rakipi “Kur është fjala për zgjerimin e BE në Ballkan për fat të keq mbizotëruese kanë qenë arsyet negative: oborri i pasëm i Europës, paqëndrueshmëria politike, rreziku i eksportimit të instabiliteteve. Po keshtu edhe argumentet gjeopolitike jane gjithsesi arsye negative: nëse BE nuk zgjerohet në Ballkan krijohet vakum që mund të mbushet nga fuqi jashtë aksit euroatlantik. Te gjitha këto janë ” arsye negative” qe duhet te inkurajojne BE te zgjerohet në Ballkan, përfshirë Shqipërinë. Qellimi i kesaj konference shkencore eshte te sjellim arsyet pozitive se perse BE duhet te zgjerohet me anetare te rinj nga Ballkani Perendimor qe aktualishtt ka mbetur si nje ishull i rrethuar nga vendet anetare te BE. Për herë të parë debatohet dhe diskutohet edhe me kolegë tanë nga vendet europiane se cfare Shqipëria dhe Ballkani mund t’i ofrojne Europës. Të gjithë e dime se ekzistojnë frikëra dhe paragjykime në shoqëritë eurpiane se mbërritja e anëtarëve të rinj nga Ballkani e pakta do të jetë për Europën një barrë. Kjo është e gabuar, e padrejtë dhe e pavërtetë. Kjo sipërmarje akademike qe fillon ne Tirane pikerisht ne diten kur mbahet Samiti i BE synon të rrëzojë edhe frikërat edhe percepetimet e gabuara “.