Çfarë po ndodh me lidhjen Donald-Beatrix? Aktori refuzon të surprizojë këngëtaren: S’ka shanse…

Vijon të mbetet e ngrirë marrëdhënia mes Donaldit dhe Beatrix. Pasi anuloi darkën brenda në shtëpi, këngëtarja është larguar nga Shqipëria. Duket se Trixa ka pasur nevojë për kohë, për të qartësuar idetë e saj.

Nga ana tjetër, Donaldi shfaqet shumë i prekur nga gjesti i saj i fundit. Brenda shtëpisë së Big Brother ai e ka shfaqur hapur pakënaqësinë ndaj partneres së tij.

Ndonëse vajzat i kanë sugjeruar që të bëjë diçka për Shën Valentin, Donaldi nuk ka pranuar, duke lënë të kuptojë se edhe ai është mërzitur me të dashurën e tij.

Biseda

Einxhel: Keni akoma dhe një shans të fundit Shën Valentinin, mund ta rregulloni.

Beniada: Jo mos mendo Shën Valentinin se nuk na intereson tani, mos lejo kjo situata të prishi këtë javën këtu brenda.

Donaldi: S’ka shanse të bëj diçka për Shën Valentinin. Kjo gjëja të bëhet kaq e madhe dhe unë të bëj diçka për Shën Valentinin?! Unë s’jam tip Shën Valentini e para.

Einxhel: Po ndoshta pikërisht që s’je tip Shën Valentini mund të bësh diçka.

Donaldi: Jo, jo, nuk…

Beniada: Jam dakort.

Author: morevesh