“Më lër të flas”, programi me vëllezërit Veshaj rikthehet këtë të premte në orën 21:00. Por fillimisht Romeo Veshaj deklaroi se ai do të ishte i vetëm edhe si autor, moderator apo regjisor. Si qëndron e vërteta?
“Mbetet për tu parë…”- thotë Romeo me humorin që e karakterizon.
“Mbetet për tu parë, unë s’jam real. Në gjithë emisionin s’jam ktu, jam në Belgjikë. Me një anë të sistemi, dal këtu në emsion, nk jam këtu në të vërtetë”- thotë Donaldi.
“Ka për të qenë një super sezon. Ka ndryshuar komplet struktura, s’do të jetë asnjëherë vetëm një i ftuar. Do të kemi tema ccdo javë, do të jem edhe un pa Donaldin”- tregon Romeo.
Po kush do të jetë i ftuari i parë që do të çelë premierën? Besoj shumë prej jush e ka kuptuar tashmë.
“Do jem me Ilir Shaqirin”- tregon Donaldi.