Mëngjesin e kësaj të mërkure gazetarja e njohur Fatma Haxhialiu është takuar me kryetarin e Partia e Lirisë, Ilir Meta. Ajo i është afruar dhe me të qeshur i ka kërkuar ti bëjë një premtim publik se nuk do të bëjë dhe ai një podcast si Edi Rama apo Sali Berisha.
Duke qeshur Meta ka pohuar se nuk do e bëjë dicka të tillë, ndonse Fatma i ka kërkuar sërish që të mos i marri sponsorat e Instagramit asaj dhe Olti Currit.
Një moment epik ky, por duket se Fatma e ka lëshuar një thumb përsa i përket podcaste-ve që së fundmi janë krijuar nga liderat politik. Në anën tjetër Meta e ka pritur me mjaft sportivitet kërkesën dhe videon e Fatmës.