Lojërat që u zhvilluan mbrëmjen e kaluar mes banorëve në ‘Big Brother VIP Albania’ kanë lënë të shqetësuar Olta Gixharin. Banorja, i kërkoi Krist Aliajt që të mos flasë më, pasi nuk dëshiron që të bëhet publike ajo që ndodhi.
Duke na lënë ne në mister por edhe Kristin, Olta i bëri të ditur se nëse flitet do bëhet e madhe e madje do dalë gjatë Prime-it.
Kristi mesa duket nuk është në dijeni të asaj që ndodhi por Olta shihet shumë e shqetësuar, saqë kërkon me ngulm që të mos flitet për atë ngjarje.
Biseda mes tyre:
Olta: Boll tani
Kristi: Është për të qarë kjo?
Olta: Jo është për të qeshur. Boll mos fol. Mos fol se është një gjë që ndodhi aty. Dhe mund të dali. Mos i jep zë se nuk dua që të dalë.
Kristi: Mes neve
Olta: Po
Sipas asaj që shkruhet në rrjet, Olta mbrëmë kishte pirë shumë verë. Ata thonë se ajo u deh shumë, madje qëndroi për gati 1 orë në dhomën e rrëfimit. Sipas komentuesve, në dhomën e rrëfimit u kërkua edhe Kristi. Se çfarë ndodhi mes tyre aty, mbetet mister.