Një mjeke meksikane shtrohet në spital pasi mori vaksinën antiCOVID-19.
Autoritetet meksikane thanë se po studiojnë rastin e një mjeke 32-vjeçare e cila u shtrua në spital pasi mori vaksinën Pfizer-BioNTech kundër COVID-19. Doktoresha, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali publik në shtetin verior të Nuevo Leon pasi ajo përjetoi kriza, vështirësi në frymëmarrje dhe një skuqje të lëkurës.
“Diagnoza fillestare është encefalomieliti,” tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë të lëshuar të premten mbrëma. Encefalomieliti është një inflamacion i trurit dhe palcës kurrizore. Ministria shtoi se mjekia ka një histori të reaksioneve alergjike dhe tha se nuk ka asnjë provë nga provat klinike që dikush ka zhvilluar një inflamacion të trurit pas aplikimit të vaksinës.
Pfizer dhe BioNTech nuk mund të arriheshin menjëherë për komente, raporton Reuters. Mbi 126.500 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në Meksikë. Vendi filloi shpërndarjen e raundit të parë të vaksinave antiCOVID-19 për punonjësit e kujdesit shëndetësor më 24 dhjetor./korrieri.al