Pas debatit të ashpër që pati me Antonetën, banorët kanë diskutuar me Kristin dhe i kanë sugjeruar që t’i kërkojë falje asaj.
Por Kristi tha se nuk e ka ofenduar Antonetën në asnjë moment dhe se nuk ka arsye pse kërkon ndjesë.
Sipas tij, e gjitha ka qenë një batutë e përshtatshme për atë rast. Sipas Luizit, për Kristin duhet të vijë një Zarf i Zi.
Por çfarë ndodhi?
Një debat i ashpër mes Antonetës dhe Kristit ndodhi në mëngjesin e të hënës. Teksa Kristi bisedonte me Luizin, Antoneta ndërhyri në bisedë duke bërë një pyetje që kishte të bënte me Kristin, por duket se ndërhyrja e Antonetës nuk i atij aspak.
Ai përdori një frazë në gjuhën angleze “who the fuck is this gay”. Kjo batutë nga ana e tij, acaroi Antonetën, e cila e quajti të paedukatë dhe i kërkoi që atë batutë t’ia thoshte në shqip.
Kristi i kërkuar të përmbahet dhe i ka thënë se nuk bëhet dot faktorë në shtëpi në këtë formë.