Mbrëmja e djeshme në prime-in e Big Brother është shoëruar me plotë tensione të çiftit Kiara Luiz ndaj Efit.
Si duket aty i dhanë fund miqësisë pasi Efi ishte ajo e cila ka hedhur akuza ndaj Kiarës e cila ka ndryshuar sjellje pas hyrjes në shtëpi duke bërë edhe Luizin të ndryshojë raportet duke ndjerë dhe ftohjen mes tyre.
Por pas sherrit mes Efit, Luizi dhe Kiara kanë kaluar momente intime së bashku.
Ndonëse në Prime, pati një debat të fortë mes Kiarës dhe Efit dhe kësaj të fundit me Luizin, pas spektaklit çifti është drejtuar në dhomën e gjumit, ku kanë kaluar momente intime poshtë jorganëve në njërin prej shtretërve.
Sherri mes Kiarës dhe Efit, e cila supozohet të ishte shoqja e çifti vijoi edhe pas spektaklit në sy të banorëve, ndërsa Efi ka përfunduar në lot.