Çfarë mesazhi kishte/ Një dron mbërrin për Luizin në shtëpinë e Big Brother VIP

Këngëtari Luiz Ejlli është vënë në fokus të mediave që prej mbrëmjes së djeshme të Big Brother Vip Albania.



Ai i kishte rrëfyer më herët Kiara Titos se vuan nga një sëmundje e rëndë që do shkonte në muajin gusht të kurohej në Itali, por dje ai deklaroi se e kishte për një shok dhe nga analizat rezultoi me shëndet të plotë.

Pas kësaj situate, ai u braktis nga pjesa më e madhe e banorëve dhe ndodhet në një situatë të rënduar psikologjike.

Por, gjithsesi, mbështetja nga fansat atij nuk i mungon. Sot, mbi shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” që ishte pikërisht për Luizin.

Siç shihet dhe nga video e mëposhtme, droni mbante një çarçaf ku shkruhej: “Si i thuhet luanit në shqip? #MELUIZIN”.



Por, në momentin që droni ka shkuar mbi shtëpi, banorët nuk u lejuan ta shikonin, duke u urdhëruar që të futeshin në dhomën e gjumit.

Siç shihet dhe tek videot më poshtë, Luizi shfaqet i shqetësuar se droni i dërguar për të mund të kishte mesazhe negative, ndërsa Dea Mishel ja shpjegon Kristit se çfarë shkruhej në të.

Author: morevesh