Çfarë i lidh Dea Mishel me Shpat Deda?!/ Banorja flet në “BBV”…

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV2” po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.



Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, mbrëmjen e kaluar, vajzat u mbledhën në oborr për t’iu përgjigjur pyetjeve të bëra nga produksioni. Një ndër pyetjet ishte të tregonin emrin e personazhit të njohur shqiptar për të cilin kanë një pëlqim. Ishte Dea Mishel ajo që u përgjigj lidhur me një këngëtar shumë të dashur.

Shpat Deda. Ai këngëtari. Kur ka dalë ai në Top Fest vdisja unë për të. Isha e vogël, ai këndonte me kitarë.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Dea Mishel, Jori dhe Shpati kanë vendosur që t’i bëjnë një rreng Armaldos. Ata bënë një plan që të bënin Maestron të besonte se Dea dhe Shpati janë puthur në buzë.



Jori: Ku u futa unë ata ishin duke u puthur. Unë bëra sikur nuk i pashë.

Armaldo: Po, a e ka puthur atë? Janë puthur? Ky është lajmi, nuk ka rëndësi se si.

Olta: Janë puthur vërtet? Po jo me gjuhë.

Armaldo: Po jo moj se nuk puthen ashtu që në fillim.

Armaldo: Do ju tregojmë të tjerëve? Plasën çokollatat edhe andej.

Author: morevesh