Ronela Hajati është një ndër këngëtaret më të dashura. Artisja udhëtoi së fundmi në Londër për të ripërpunuar këngën “Sekret”, me të cilën do të na përfaqësojë në Eurovision. Pavarësisht energjisë dhe pozitivitetit që tregon, duket sikur këngëtarja nuk po kalon një periudhë të mirë.
Përmes një ‘story’ në llogarinë e saj të “Instagram” Ronela ka shprehur disa copëza nga gjendja e saj emocionale, që mesa duket është shumë e ngarkuar.
“Gjatë gjithë jetës time kam qeshur dhe kam qenë optimiste edhe në ditët e mia më të këqija… por tani jam në periudhën më të keqe dhe nuk e keni idenë sa po vuaj, ndërkohë që askujt nuk i intereson për mua. Ndihem shumë vetëm…Nuk e dini se çfarë dikush është duke kaluar”- ka shkruar ajo në “Instastory”.