E vërteta ndonjëherë është më e çuditshme se trillimi. Këtë e ka vërtetuar një nënë ukrainase që gërmoi një tunel nën tokë 10.5 metra të gjatë për të ndihmuar të birin të shpëtonte nga burgu.
Tingëllon si një histori telenovelash, por në fakt është realitet.
Gruaja 51-vjeçare, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, filloi planin e saj duke marrë me qira një shtëpi që ndodhej pranë burgut në Zaporizhia, në Ukrainën jug-lindore. Ajo gërmoi një tunel prej 35 metrash për të liruar djalin e saj të burgosur, i cili po vuan një dënim të përjetshëm për vrasje.
Duke përdorur lopata dhe kazma, nëna e dëshpëruar arriti të gërmojë një tunel. Ajo punonte vetëm natën, në mënyrë që të mos tërhiqte vëmendjen për atë që ajo ishte duke bërë.
Ajo mundi të gërmojë një tunel me thellësi 3.5 metra dhe gjatësi 10.5 metra, i cili fillonte në një fushë afër burgut ku ndodhej i biri dhe arriti deri poshtë mureve të burgut.
Gruaja qëndronte në shtëpi, në mënyrë që vendasit të mos e shihnin me dyshim si e huaj që ishte. Ndërsa në kohën që binte nata, ajo shkonte në vendin e gërmimit.
Ajo mundi të gërmonte për tri javë, derisa u gjet dhe u arrestua.