“Dry January” quhet nisma që zbatohet çdo vit në Britani dhe po fiton vazhdimisht terren në mbarë botën. Synimi është ndalimi absolut i konsumit të alkoolit për një muaj të tërë, menjëherë pas “abuzimeve” të festave.
Vitet e fundit gjithnjë e më shumë njerëz po marrin pjesë në këtë muaj “bojkoti”. Kjo nuk është për t’u habitur pasi ne të gjithë ende po përpiqemi të dalim nga hijet e një pandemie globale.
“Ndërsa tronditja fillestare e COVID-19 është konsumuar, problemi është se përdorimi i pijes si një mekanizëm përballues mund të përkeqësojë ankthin dhe depresionin”, shpjegon Vanessa Kennedy, drejtore e psikologjisë në Driftwood.
Të kesh një “Janar të thatë”, ose të heqësh dorë nga alkooli për muajin e parë të vitit, është një trend. Dhe kjo nuk është një ide e keqe, sipas Kennedy.
Përfitime shëndetësoret
Mos pirja e alkoolit mund të ketë shumë përfitime shëndetësore. Marrja e një pushimi të gjatë nga pirja e alkoolit i jep mëlçisë tonë një shans të mirë për të detoksikuar, pushuar dhe qetësuar nga efektet negative të alkoolit në të. Kjo ndihmon mëlçinë të fokusohet në funksionet e tjera të saj, si metabolizmi i substancave thelbësore (p.sh. hormonet) dhe yndyra.
Gjithashtu, për ata njerëz që nuk kanë një varësi të veçantë ndaj alkoolit, ndalimi i tij çon në uljen e yndyrës rreth mëlçisë. Anasjelltas, për njerëzit shumë të varur që mund të jenë në rrezik të cirrozës së mëlçisë, ndalimi i pirjes është një hap i madh në përpjekjen për të ngadalësuar këtë gjendje.
Por përfitimet mund të jenë më shumë. Duke hequr dorë nga alkooli, njeriu ndihmon trurin të mendojë më pastër dhe më qartë, të mos harrojë. Dhe kështu mprehet mendja. Gjithashtu ndihmon në përmirësimin e gjumit, në thelb duke e bërë gjumin më të mirë dhe për këtë arsye më të kënaqshëm.
Gjendja e lëkurës suaj, sasia e shtuar e energjisë që keni, nëse nuk e zëvendësoni alkoolin me ëmbëlsirat – sepse mund të filloni t’i dëshironi pak më shumë nëse ndaloni së piri – patjetër do të keni humbje peshe.