Kledi Hysa dhe Evi Reçi nuk fshihen më. Tashmë ato po e jetojnë dashurinë e tyre edhe në sytë e publikut, pasi pak javë më parë e bënë publike për të gjithë, edhe pse kishte kohë që përflitej. Por cila ishte ajo gjë që i lidhi çiftin e që po e bën romancën e tyre të zgjasë? Për këtë ka folur vetë Evi Reçi.
Këngëtarja dhe moderatorja, teksa ishte e ftuar në promovimin e albumit të Kejsi Tolës, zbuloi se çfarë ishte ajo që e tërhoqi te partneri i saj, Kledi Hysa. Evi zbuloi se mentaliteti i hapur dhe pozitiviteti bënë që të dashurohej me Kledin.
“Më tërhoqi fakti që ka një mentalitet shumë të hapur, edhe është shumë pozitiv, nuk ka korniza në mendjen e tij. Nuk është xheloz. Unë jam. Nuk jemi xheloz për njëri-tjetrin, por në doza jam unë”