Me hyrjen e Olta Gixharit në “Big Brother Vip” edhe motra e saj, Gerta Gixhari mori një vëmendje të madhe në rrjet. Ndonëse prej vitesh është një figurë publike dhe gazetare, marrëdhënia e saj me Oltën përbën një tjetër interes për publikun.
Përpos kësaj situate, Gerta Gixhari bëri xhiron në rrjetet sociale disa vite më parë kur të ftuar në emisionin e saj kishte shkrimtaren Mimoza Ahmeti.Asokohe Mimoza u revoltua me moderatoren Gerta Gixhari pasi kjo e fundit i ndërpreu fjalën.
E ftuar në emisioni “Pasditja ime”, Gixhari lançoi reklamat në momentin kur Ahmeti po lexonte pjesë nga libri i saj. Pikërisht kjo ndërhyrje e revoltoi shkrimtaren, e cila nuk i kurseu kritikat. Megjithatë më pas kërkoi ndjesë për fjalët e saj të ashpra.
“Ç’është kjo festë moj më qafsh, ç’janë këto emisione? Drejtpërdrejtë je? Të kërkoj ndjesë, por nuk ftohet një personalitet për t’ja prerë fjalën se erdhi reklama apo erdhi tjetra,”-tha Ahmeti.
Nga ana tjeter gjatë kësaj kohe ndonëse është marrë me “Big Brother-in”, Gerta nuk ka zgjedhur të komentojë kurrë motrën e saj.
Ajo u ndal vetëm tek momenti kur Efi dhe Arbër Hajdari qeshen kur Olta po qante për ikjen e Amosit.
“Më erdhi shume keq për reagimi ne dy opinionistëve kur Olta po qante për largimin e Amosit nga shtëpia. Ata nisën të qeshnin dhe nuk mu duk diçka e mirë. Të gjithë ishin fokusuar tek ajo, ishte një moment i keq. Nuk e kuptoj se si dy njerëz mund të qeshin me një njeri që po vuan për atë gjë. Ajo po ndihej keq. Njësoj do ishte edhe nëse kishte qenë një person tjetër. Dalja e Amosit ishte e papritur jo vetëm për Oltën, por edhe për vetë publikun. Efi mund të qeshë sepse ajo gëzohet në raste të tilla. Ajo nuk tregohet e drejtë me vlera të tilla. Efi i ka goditur vlerat njerëzore”-tha ajo në “Shqipëria Live.”