“Çapaçul që luan me disa porta”/ Lidhja e Kristit dhe Keisit fut në sherr edhe familjet! Ofendime mes palëve! Robert Aliaj nuk përmbahet: Mund të kesh marrëdhënie me një femër dhe të dashurohesh me një tjetër

Kristi dhe Keisi janë duke shijuar brenda shtëpisë flirtin e tyre. Dyshja pati një tërheqje që ditët e para, e duket se kjo marrëdhënie sa vjen e shkon më tej mes dy të rinjve. Por, teksa brenda flirti është në kulm, jashtë një furtunë e vërtet ka nisur. E shkak për këtë është bërë pikërisht lidhja që Kristi ka lënë jashtë.




Fundjavën e shkuar, vetë banori u pyet nga Arbana rreth lidhjes, por Kristi u mjaftua duke thënë se ajo ish-e dashura dhe lidhja mes tyre kishte përfunduar, para hyrjes së tij në lojë.

Deklaratë kjo që nuk i ka pëlqyer aspak Sabianit, babait të Keisit, që tashmë e ka shprehur edhe publikisht mendimin e tij për lidhjen e së bijës. Kristi dhe Kejsi kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë brenda “Big Brother VIP”. Edhe pse në kuadër të lojës, dyshja ia kishin shprehur pëlqimin njëri-tjetrit, ku nuk kanë munguar as ngacmimet e shumta përgjatë këtyre ditëve.

Mirëpo babai i Kejsit, Sabiani nuk është aspak dakord në lidhje me këtë romancë. Madje ai e ka shprehur dhe publikisht nëpërmjet disa deklaratave të tij në “InstaStory”. E teksa Kejsi e ka shprehur se vetmja gjë që kërkon është të ketë një konfirmim nga i ati, kur është pyetur nga Luizi se çfarë do të bënte nëse këngëtari do të ishte kundra lidhjes, ajo tha se do të ndiqte zemrën dhe do i dilte kundra. E duket se këto gjëra, ish-banorit të “BBVIP1” nuk po i pëlqejnë aspak te vajza e tij, të cilën ka zgjedhur ta “dënojë” nga jashtë. Ai e ka hequr atë nga lista e ndjekësve të tij në “Instagram” dhe madje ka fshirë edhe fotot e fundit që kishte me të.

Ai u shpreh se nuk sheh fare ndjenja nga ana e tij për Keisin dhe gjithçka po e bën për “show”. Sabiani shkruan se do jetë gjithmonë mbështetje e Keisit dhe nuk është kundër dashurisë, por s’mund të dalë një çapaçul që nuk e di pse është futur aty brenda e të luaj me disa porta.

“Më kanë ardhur me sazhe pafund, kritika dhe shumë njerëz të cilët presin një reagim nga unë. Për Keisin nuk jam ai babai tipik shqiptar, përkundrazi më ka pasur shok, mbështetje dhe jam përkrahja e saj më e madhe. Por, janë disa gjëra që nuk i pranoj. Si fillim nuk lejoj askënd të përfitoj nga naiviteti dhe ta shfrytëzojë rastin për ‘show’. Së dyti, nuk jam kundër dashurisë ama kjo që po shoh s’ka lidhje fare me ndjenjat. Dhe së fundmi, nuk mund të dalë një çapaçul që nuk e di pse është futur aty brenda e të luaj me disa porta. Nuk di të justifikojë as veten e vet”, shkroi Sabiani në një postim në “InstaStory”.

Por, krejt ndryshe duket situata nga sytë e miqve dhe familjarëve të Kristit. Madje babai i Kristit në reagimin e tij ka sulmuar edhe Sabianin për qëndrimin që ka mbajtur pas kësaj situate.

Sipas tij mediat e kanë amplifikuar situatën e Kristit duke e bërë objektin kryesor dhe duke bërë dëm në të gjitha nivelet. Dhe në këtë rast është krijuar një turmë e cila ka mungesën e përgjegjshmërisë. Në lidhje me çiftin dhe pretendimin e vajzës që u përfol si partnerja e Kristit, Roberti u shpreh:

“Të gjithë e dimë ekzistencën e aplikacioneve që bëjnë modifikime. Në datën 24 dhjetor, kur pretendohet se janë bërë bisedat, telefoni i Kristit ka qenë i konfiskuar nga produksioni dhe kjo është e verifikueshme. Në rast se Kristi ka pasur një lidhje, që ai e quajti vetë problematike, ai është i lirë të marrë vendime. Një djalë i ri mund të ketë një marrdhënie me një femër dhe mund të dashurohet me një tjetër”.

Roberti ndau dhe një detaj nga lidhja e tij me bashkëshorten, të cilën e ka njohur në një kohë kur kishte një lidhje me dikë tjetër, por jo me një vizion të qartë.

“Ne mund të gjykojmë njerëz familjarë që kanë përgjegjësi mbi vete, por jo të rinjtë, ata janë të lirë, mos i gjykoni”.

Gjithashtu, Roberti theksoi se e quan të gabuar të ndërhysh në zgjedhjen e fëmijës që është i rritur.

“T’i ndërhysh një fëmije që është adult në zgjedhjet e veta është gjëja më e tmerrshme në Evropë. Kur sheh komentet kupton se në çfarë mentaliteti mjeran ka rënë Shqipëria. Unë po flas për Kristin, për sjelljen e Kristit, për qasjen e turmave dhe vulgaritetin që rrjedh në rrjet. Kur del me një deklaratë dhe komente paragjykuese ti je vetëm llumi i shoqërisë. Asgjë nuk po ndodh, kjo është thjesht një lojë ku njerëzit mund të dashurohen me njëri-tjetrin”, ka thënë Robert Aliaj për “Shqipëria Live”.

Gjithashtu, edhe miku i Kristit, Olsi Abazi, ka deklaruar se Zaza po e bën gjithçka për vëmendje, ndërsa shtoi se Kristi është shumë i përfshirë me Keisin dhe se lidhja e tyre është e vërtetë.

“Ajo po e bën për vëmendje. Kristi nuk e tradhtoi. Ai është mes mijëra kamerave. Ai e deklaroi që unë jam i hapur, pavarësisht që e ka thënë që kam diçka. Ai është shumë i pasionuar ndaj Keisit. Është shumë e dukshme për mua që e njoh. Ai tha që unë u ndava, pra ka shprehur atë që ai nuk ja shprehu dot kësaj vajze. Sa i përket Sabianit, ai është baba. Ai e sheh të bijën e vet, edhe rreziku më i vogël që ndjen është i madh për të. Edhe unë do i vija duart në fyt. Kristi me atë që e njoh është totalisht i përfshirë. Ai nuk e bën dot një gjë që nuk e do”, tha ai.

Gjithçka nisi me reagimin e partneres së huaj të Keisit. Së fundmi ka ardhur dhe reagimi i parë i Zazës, e cila duket e prekur nga e gjithë kjo situatë. Nëpërmjet një deklarate të gjatë në “InstaStory”, ajo shprehet se nuk është mirë emocionalisht dhe se ndihet falënderuese për dashurinë që i kanë dhënë ndjekësit e saj.

“Nuk mund të them me fjalë se sa e prekur jam nga kaq shumë njerëz që më kontaktuan dhe më ngushëlluan. Mesazhet e mia janë të tejmbushura dhe do të doja t’i përgjigjem secilit prej jush, por nuk kam forcën për ta përballuar tani gjithë këtë. Shpresoj që të gjithë të qëndroni të bekuar dhe shpresoj që Zoti t’ju japë të gjithëve dyfishin e dashurisë që njerëzit po më japin tani. Më lehtëson vërtet të di se njerëzit që as nuk më njohin, e shohin të vërtetën dhe e vlerësojnë moralin! Nuk jam mirë dhe do të më duhet pak kohë që të shërohem dhe të kuptoj disa gjëra që po më ndodhin para syve. Unë vij nga një familje e dashur, e kujdesshme dhe e arsimuar që më ka mësuar se vlerat në jetë janë brenda së vërtetës, moralit dhe aftësisë për të qëndruar etik, edhe kur gjërat bëhen të vështira. Nuk do të komentoj më tej për këtë, pasi besoj se kjo gjë është kuptuar nga të gjithë. Që nga fillimi i njerëzimit, e vërteta gjithmonë ka mbrojtur të drejtët. Falënderoj secilin prej jush nga thellësia e zemrës sime!”, shkruan ajo.

Author: morevesh