Igli Zarka është banori i ri i “Big brother VIP”, i cili iu bashkua banorëve të martën. Përveçse aktor, ai është edhe pedagog në një universitet privat të Tiranës.
Igli është aktori i parë që ka luajtur lakuriq në skenë, gjatë shfaqjes teatrale “Equus”, e cila u vu në Teatrin Kombëtar disa vite më parë. Mbrëmjen e djeshme, Monika, Einxhel dhe Arditi nisën të diskutonin për teatrin dhe aktrimin. Gjatë bisedës, ata folën edhe për Iglin.
Arditi tha se nuk e sheh të përshtatshme që një skenë e tillë të luhet në teatër, por Monika e kundërshtoi me argumenta. Më pas, Igli iu bashkua banorëve në oborr dhe nisi të flasë vetë për rolin e guximshëm që luajti vite më parë. Aktori tha se për të nuk ishte problem të dilte nudo, sepse para Zotit sipas tij jemi të gjithë të zhveshur.
Monika: Igli ishte nga aktorët e parë që kur luajti me atë regjisorin e huaj, doli n u do.
Monika: Në skenë, n u do. Dhe ka ndejtur goxha.
Arditi: S’është e papërshtatshme kjo?
Arditi: Të dalësh n u do në skenë?
Monika: Absolutisht. Ajo është një nga shfaqjet që ka bërë revolucion në teatër.
Arditi: Po pse të shoh në teatër n ud izëm kur mund të shof p o rno?
Monika: Nuk ishte teatër n ud izëm ai. Ishte situata. Është një pjesë, sepse aty do dilte gjithë drama dhe gjendja e këtij personazhi. Ti si ke ardh në jetë? Me rroba apo pa rroba? Rrobat t’i veshën rrugës.
Monika: S’ka lidhje se luhet me metafora.
Einxhel: Ça të shtyu që ta pranoje rolin dhe çfarë ndjeve, jam shumë kurioze?
Igli: Në momentin që ti lexon 120 faqe tekst dhe ti lexon një kryevepër botërore të një autori të një niveli të lartë, Amadeus, dhe ti e lexon që aty është klasifikuar në çdo batutë të tekstit që kjo duhet të ndodhë. Njeriu para Zotit a është lakuriq? Autori Zotin e kishte përkthyer me një lloj dramaturgjie që nga Zot i kthehej në kalë, sepse kali simbolizon diçka të pastër, të paprekur. Dhe personazhit i kalonte Zoti nga perëndi në kalë, sepse i ati në fëmijëri i merrte pikturën e Jezu Krishtit akoma. Pra ishte gjithçka e justifikuar./Shqiperiaime.com.al