Luizi Ejlli i ka kujtuar Dea Mishel nominimin që ajo bëri, ku banorja që u largua ishte Efi Dhedhes. Këngëtari i njohur i tha Deas se do ia bëjë ashtu siç ajo ja ka bërë.
Kujtojmë se kësaj radhe janë në nominim Luizi, Krist Aliaj dhe Armaldo Kllogjeri. Kjo për shkak se për ta kishte një zarf të zi, në të cilin shkruhej se të tre banorët kanë shkelur një nga rregullat kryesorë të Vëllait të Madh.
Luizi kishte planifikuar që të fuste në banjë Kristin dhe Armaldon së bashku me veten, aty ku nuk ka kamera dhe nuk lejohet që të futesh në grup.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Po Dea a do ma fali atë që do bëj?
Dea: Ça do më bësh mua? Po dhe Kiara më nxori mua në nominim me Tean dhe Oltën.
Luizi: Ke kryer punë me Kiarën ti. Kjo është e drejta ime. Siç ma ke bërë, do ta bëj.