Në emisionin “Open” në Top Channel mbrëmjen e djeshme, për temën “Beteja e Lulzim Bashës” ishte i ftuar vetë kreu i Partisë Demokratike.
Gjatë emisionit, ky i fundit pati një debat të fortë me gazetarin Andi Bushati, ku ky e akuzonte se është peng i oligarkëve.
Sipas Bushatit, Basha ua përmend emrat sa për të larë gojën dhe se asnjë herë nuk ka ngritur një denoncim real ndaj tyre.
Bushati: Edhe traun e Rrugës së Kombit shkove fute në shtëpi
Basha: Vetëm sakrifica kemi bërë, mandatet i dogjëm, ti je një gënjeshtar, një shpifës dhe për këtë je për t’u çuar në Gjykatë po unë nuk merrem me një si ty. Çet Kastratin dhe sponsorizuesin e medias tënde e kam denoncuar me emër në parlament, edhe Çetin dhe Samirin.
Bushati: Kur mo? Dakord, i ke përmend emrat, po më thuaj një aferë për çfarë i ke akuzuar
Basha: Për Samirin ta kam thënë në Parlament..
Bushati: Si thjesht me emër kështu, kur ulje kokën mo? Më thuaj një aferë. Turp i Zotit, e di gjithë Shqipëria që je i kapur
Basha: Ti nuk je gjithë Shqipëria, ti je nip i Hysni Kapos dhe për këtë i detyrohesh Sali Berishës që ka qenë mjek i tij, por mua më zgjodhën demokratët dhe do e pastroj PD nga mbeturinat e komunizmit.
Bushati: Se ja vodhe Sokol Olldashit, apo edhe ai i Bllokut ishte, prandaj ia zgjodhe zgjedhjet
Basha: Unë jam transparent
Bushati: Nuk ka asnjë aferë të Çetit dhe Samirit që ta kesh denoncuar, ke ulur kokën, zero.
Basha: Unë kam denoncuar Rrugën e Kombit dhe tunelin e Llogarasë.
Bushati: Pse çfarë ka ndodhur me tunelin e Llogarasë?
Basha: Po merren në mes të pandemisë dhe tërmetit lekët e taksapaguesve shqiptarë për një vepër që nuk i kushton askujt tjetër përveç 2-3 oligarkëve
Bushati: Dhe kush e merr këtë?
Basha: Samiri është këtu, po nuk më cenon ti mua me këtë mor, se fakti që bën sikur nuk i ke dëgjuar ti, i kanë dëgjuar shqiptarët. Gënjen në traditën më të mirë të Byrosë Politike
Bushati: Ti je peng i oligarkëve që punojnë për Edi Ramën, se të ishin oligarkët e tu mo hallall. Mblidhi oligarkët dhe mund regjimin. Ti je zëvendës i Edi Ramës në kontrollin e Edi Ramës, kjo është e keqja
Basha: Ti vetë zbulohesh si pjesë e problemit, jo e zgjidhjes
Bushati: E keqja është se shoh 0 shanse