Fuqia e dashurisë kalon edhe dëshirat më të mëdha personale të njeriut. Kjo është një histori force dhe dashurie e rrëfyer.
“Nuk do të ketë burrë që e do më shumë gruan se unë!
Ndoshta do të gajaseni, por mbretëreshën time e adhuroj. Për faktin e thjeshtë se ajo shoqja ime më e mirë e jetës.
Ne jemi shumë të lumtur edhe pse i madhi zot nuk ka vendosur që ne të kemi fëmijë së bashku. Gruaja ime nuk mund të bëhet kurrë nënë, sa thotë mjekësia.
Në përvjetorin e martesës tonë, 15 vite bashkë bëjmë sot, dua t’i them Shpresës time që e kam jetë.
Ama ne kemi shpresë që një ditë do të ndodhë mrekullia.
Por prapë edhe pse nuk kemi fëmijë, unë kam vendosur që gjithmonë sa t’kem frymë do të jem vetëm me nusen time në krah.
Ajo është e sjellshme, gojëëmbël, e zgjuar e mbi të gjitha ma qan tavën e krapit.
Zoti ndoshta ka rezervuar për ne të dy tjetër mision në këtë jetë dhe dua t’i them asaj që je gjëja më e bukur dhe me vlerë në jetën time.
Dashuria jonë është e pamasë dhe me ndihmën e zotit një ditë do të kemi në krahë fëmijën tonë.
Por edhe nëse jo, unë do të jem gjithmonë në krahun tënd e shtrenjta ime. Faleminderit nëse ma postoni se e di që do t’i bëhet shumë qejfi se ju lexon çdo darke”, shkruan ai.