Burri u rrëzua teksa punonte nga shtëpia: Gjykata e konsideron aksident në vendin e punës

Një gjykatë gjermane e konsideroi si aksident në vendin e punës rastin e një burri i cili rrëshqiti teksa ecte disa metra nga shtrati për në zyrën e improvizuar në shtëpi.

 

Burri po punonte nga shtëpia dhe rrugës për te tavolina në katin poshtë dhomës së gjumit, teksa ecte në shkallët spirale, rrëshqiti dhe theu shpinën, raporton Guardian.

Në shumë vende, kompanitë kanë për detyrë të kujdesen për punonjësit, pavarësisht se ku punojnë.

Gjykata gjermane tha: “Nëse aktiviteti i siguruar kryhet në shtëpinë e personit të siguruar ose në një vend tjetër, mbulimi i sigurimit aplikohet në të njëjtën masë me rastet kur aktiviteti kryhet në mjediset e kompanisë”.

Sipas Guardian, nuk është e qartë nëse burri punonte nga shtëpia për shkak të pandemisë apo kishte vepruar kështu edhe më parë.

Author: morevesh