Gazetarja e njohur Rowan Pelling, i ka dhënë një këshillë krejtësisht të pazakonshme një lexueseje, të cilën tradhtia e bashkëshortit i ka zgjuar brejtjen e ndërgjegjes, për shkak se edhe ajo e ka tradhtuar atë
“Kohë më parë bashkëshorti më ka treguar se më ka tradhtuar kur fëmijët tanë kanë qenë të vegjël.
Kjo gjë ka ndodhur para 30 vjetësh.
Por kur sapo u martuam, edhe unë kam pasur një aferë të shkurtër seksi, të cilën kurrë askujt nuk ia kam treguar.
Edhe pse kjo është vetëm një njollë në morinë e viteve të lumturisë bashkëshortore, unë jam e hidhëruar dhe njëkohësisht kam dilemë a t’i “hakmerrem” edhe unë duke ia treguar aferën time?” – është pyetja e gruas.
Përgjigjen ia ka dhënë gazetarja e njohur Rowan Pelling, e cila në hapësirën e saj i ka dhënë një përgjigje krejtësisht të pazakontë.
“Teorikisht, ju dhe bashkëshorti juaj në një moment keni dalë jashtë kufijve të bashkësisë bashkëshortore dhe në këtë kuptim asnjëri nga ju nuk ka të drejtë ankese.
Por, praktikisht nuk funksionon zemra në këtë mënyrë.
Të jesh jobesnik nuk do të thotë që je imun ndaj dhembjes shpirtërore, përkundrazi.
Njerëzit të cilët shkelin kufijtë e lejueshëm në jetën e përbashkët janë të prirë të besojnë që rrethanat në rastin e tyre kanë qenë të zakonshme, por kjo bindje zakonisht bie kur ata mësojen se janë tradhtuar nga partnerët.
Ai i cili është “i pastër” në jetën bashkëshortore gjithmonë është në avantazh në raport me partnerin, por, vetëm nëse ai avantazh është i bazuar në të vërtetën.
Në rastin tuaj, avantazhi i ndërtuar në fshehjen e tradhtinë vetjake mund t’ju bëjë që të ndiheni e pasigurt.
Veç tjerash, a mos vallë nuk do të ndienit afërsi më të madhe me bashkëshortin sikur të dy të dinit që keni provuar dobësinë njerëzore?”