Analisti Andi Bushati është shprehur mbrëmjen e sotme në emisionin “Shock” se historia e Pavarësisë së Shqipërisë është ndryshe nga ajo që na është mësuar, duke thënë se figura e Ismail Qemalit është mitizuar.
Ai tha Ismail Qemali dhe elita politike shqiptare e kohës “as në ëndrrat e tyre më të largëta nuk e kishin imagjinuar pavarësinë e Shqipërisë”, pasi klasa politike e asaj kohe, maksimumi që mendonte, sipas analistit, ishte një autonomi nën sovranitetin e Sullnatit, pa u shkëputur nga perandoria turke.
Bushati u shpreh se Pavarësia e Shqipërisë nuk ka qenë një projekt politik i parisë shqiptare të kohës, por një kalkulim gjeostrategjik kryesisht i Austro-Hungarisë dhe pak më pak i Italisë, pasi këto dy fuqi të mëdha të kohës kishin qëllim pengimin e serbisë për të dalë në Adriatik.
Ai u kundërshtua nga analisti Baton Haxhiu, që e cilësoi të pakujdesshëm çmitizimin që iu bë Ismail Qemalit.