Presidenti rus, Vladimir Putin e ka strehuar familjen e tij në një qytet të nëndheshëm në Siberi, kështu ka deklaruar një profesor rus.
Bunkeri luksoz i nëndheshëm gjendet në malet Altai dhe është projektuar për mbro jtje nga l ufta bërt ha more. Kështu tha profesori Valery Solovey, 61 vjeç.
Më përpara, profesori i shkencave politike pati deklaruar se Putin vu an nga pro bleme shëndetësore, të cilat mbahen të fshehura nga sytë e publikut rus.
Pas këtyre deklaratave, ai u mor në pyetje për të paktën shtatë orë nga autoritetet ruse.
Shtëpia e tij u bas tis dhe u seku estruan disa pajisje elektronike. Profesori u lirua, por çështja ndaj tij nuk është mbyllur.
“A nuk u thotë gjë kjo që presidenti e dërgon familjen e tij në një b unker,” tha ai.
Profesori pretendon se ka kontakte të brendshme në Kremlin. Kompleksi që i referohet profesori është ndërtuar të paktën një dekadë më parë nga kompania Gazprom.
Nuk dihet se cilët janë anëtarët e familjes së Putin, por mendohet se ai është martuar në mënyrë sekrete me gjimnasten 38-vjeçare, Alina Kabaeva