Para disa muajsh, Marina Vjollca u zgjodh si ambasadore e markës së njohur të stilistes italiane, Elisabetta Franchi.
“Jashtëzakonisht e nderuar dhe e lumtur të përfaqësoj Elisabetta Franchi në Shqipëri dhe Kosovë si një ambasadore e brand-it”, shkroi Marina asokohe, duke ndarë kështu mesazhin me ndjékësit e saj.
Së fundmi Marina ka udhëtuar sërish drejt Milanos për t’u takuar me stilisten e njohur.
Këtë herë takimi ishte akoma dhe më i veçantë, sepse Franchi prezantoi Marinën si ambàsadore marke para gjithë italianëve.
Stilistja u shpreh se Marina është si një “barbie” dhe një përfaqësuese e denjë e bukurisë shqiptare.
“Sot dua t’iu prezantoj Marinën që siç e shikoni është një vajzë shumë e bukur. Ajo është nga Shqipëria, ne jemi fqinj. Unë doja të zgjidhja një vajzë shqiptare sepse doja që marka ime të prezantohej edhe për vajzat atje, jo vetëm për ato që jetojnë në Itali. Dhe zgjodha Marinën që është si një barbie”, ka thënë Elisabetta.
Edhe Marina dukej mjàft e emocíonuar gjatë takimit dhe teksa ishte duke folur shprehu hapur kënaqësinë e saj për këtë bashkëpunim
Para disa javësh moderatorja ju rikthye programit “Klanifornia” bashkë me gjithë stafin e aktorëve.
Ajo ka zgjedhur që çdo të shtunë të vishet me punimet e stilistes italiane dhe gjithmonë ka arrítur të tërhéqë vëmendjen e fansave të saj./juda.al