Këngëtari nga Shkodra Bujar Qamili ka pasur probleme shëndetësore, por nuk është me Covid ashtu sikurse u përfol.
Lajmin e ka bërë me dije miku i tij Ramazan Çeka i cili shkruan se Qamili është në Itali në trajtim intensiv dhe në gjendje të stabilizuar.
Çeka: Të nderuar miq, kolegë, gazetarë, punonjës mediash e dashamirës të artit.
Nisur nga situata aspak e qetë psikologjike, e cila sa vjen e po na bën të pranojmë e ta marrim si të vërtetë çdo lajm u bëj me dije se sapo kam komunikuar personalisht me “Mjeshtrin e Madh” dhe mikun tim më të përzemërt Bujar Qamili.
Ai vërtetë ka pasur probleme shëndetësore, por jo me Kovidin. Falë një trajtimi të specializuar dhe intensiv në Itali, gjendja e tij është stabilizuar dhe po përmirësohet dukshëm.
Në emër të Bujarit dhe familjes së tij u përcjell me nota përzemërsie falënderimet më të sinqerta për interesimin tuaj./korrieri.al