Britney Spears nervozohet me fansat dhe nis të bërtas në restorant/ Të gjithë po e filmonin teksa ishte duke ngrën

Këngëtarja me famë botërore Britney Spears ka përjetuar një moment të sikletshëm teksa ka qenë një një restorant në Los Angeles.



Sipas raportit të TMZ, Spears ishte në restorant për të darkuar me bashkëshortin e saj, Sam Asghari, dhe truprojën e saj.

Në një moment ajo ka kuptuar se klientët po i bënin foto dhe video, duke e bërë atë të mërzitej. Sipas dëshmitarëve okularë, ajo ka nisur të bërtasë dhe të flasë në mënyrë jo koherente, ndërsa bashkëshorti i saj nuk e ka fshehur pakënaqësinë dhe është larguar nga restoranti.



Këngëtarja me famë ndërkombëtare vazhdoi të bërtiste dhe të fliste me vete kur truproja e saj më në fund arriti ta merrte dhe ata u larguan. Pak më vonë ai u kthye vetëm për të paguar faturën.

Author: morevesh