Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, fillon të përshkruajë sanksionet e fundit kundër Rusisë, duke thënë se ukrainasit po ofrojnë një “mbrojtje të ashpër” dhe duke e quajtur Vladimir Putin, një “agresor me gjak”. Ai njofton se të gjitha bankat kryesore ruse do të përballen me një ngrirje të plotë të aktiveve në Mbretërinë e Bashkuar. Kryeministri premton gjithashtu legjislacionin javën e ardhshme për të ndaluar kompanitë e mëdha ruse të rrisin financat/borxhin në tregjet e Mbretërisë së Bashkuar.
Masat ndëshkuese:
- Të gjitha bankat kryesore ruse do të kenë aktivet e tyre të ngrira dhe do të përjashtohen nga sistemi financiar i Mbretërisë së Bashkuar.
- Kjo do t’i ndalojë ata të kenë akses në pagesat e sterlinës dhe kleringut përmes MB. Kjo përfshin një ngrirje të plotë dhe të menjëhershme të bankës VTB.
- Legjislacioni do të ndalojë kompanitë e mëdha ruse dhe shtetin të mbledhin financa, ose të huazojnë para në tregjet e Mbretërisë së Bashkuar.
- Ngrirja e aseteve do të vendoset për 100 individë ose subjekte të reja.
- Linja ajrore Aeroflot do të ndalohet të aterojë në Britaninë e Madhe.
- Do të ketë një pezullim të licencave të eksportit me përdorim të dyfishtë për të mbuluar gjërat që mund të përdoren për qëllime ushtarake.
- Brenda ditëve, Mbretëria e Bashkuar do të ndalojë eksportet e artikujve të teknologjisë së lartë dhe pajisjeve të rafinerisë së naftës.
- Do të ketë një kufi për depozitat që rusët mund të bëjnë në llogaritë bankare të Mbretërisë së Bashkuar.
- Ai thotë se ka potencial për të hequr Rusinë nga pagesat e Swift dhe “asgjë nuk është jashtë tryezës”.
- Sanksione të ngjashme financiare do të shtrihen në Bjellorusi për rolin e saj në sulmin ndaj Ukrainës.
Mbretëria e Bashkuar do të sjellë pjesë të projektligjit për krimin ekonomik përpara pushimeve të Pashkëve.