Brazili siguroi zyrtarisht kualifikimin për në Kupën e Botës, “Katar 2022”. Pas Danimarkës dhe Gjermanisë, pesë herë fituesit e Botërorit presin biletën për finalet e kompeticionit, që do të zhvillohet pas një viti.
Fitorja 1-0 kundër Kolumbisë, me golin e Lucas Paqueta, ishte vendimtare. Brazili siguroi pjesëmarrjen e 22-të në një finale të Kupës së Botës. Goli i Paqueta, gati 20 minuta nga fundi, iu dha brazilianëve fitoren e 11-të në 12 ndeshje kualifikuese.
Pesë herë kampionët e botës patën një fushatë kualifikuesesh të pabesueshme si të pamposhtur, duke imponuar diferenca të mëdha për të gjithë ndjekësit në grup. Interesant nga kjo ndeshje ishin përplasjet e forta, në ndonjë rast, mes kryesorit dhe Neymar.
Sikurse mund ta shihni edhe në videon e mëposhtme, numri 10 i Brazilit i hakërrehet keq gjyqtarit gjatë lojës, gati shkon kokë më kokë si demat me të, por kartoni mungon.
Në pamje të parë duket tolerim i tepruar nga gjyqtari, të cilit i kërkohet llogari jo vetëm me fjalë, por edhe me gjeste nga ylli i Selecao, i cili dha asistin e golit të fitores për të tijtë.
Në Europë, t’i hakërrehesh kështu gjyqtarit, e ke të sigurt kartonin e kuq, madje edhe pezullimin disiplinor.