Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u shpreh se në Shqipëri ende nuk është gjetur asnjë rast me variantin e ri të koronavirusit Omicron, por dyshimet ekzistojnë. Duke folur në emisionion “Open” ajo tha se së shpejti do të dërgohen edhe mostra për sekuencim jashtë vendit.
“Nuk e përjashtojnë dhe as nuk e konfirmojmë. Edhe ne do t’i çojmë mostrat tona, po i përzgjedhim në bazë të protokolleve dhe do ti dërgojmë për sekuencim. Përderisa është një virus është në vendet fqinje, ka një lloj logjike që të mendosh se është edhe këta, siç ishin edhe variantet e tjera”, tha Rakacolli.
Brataj: I bashkohem doktor Ilirit. Është shtamë e Sars Cov 2. 30 mutacione i ka pësuar vetë Omicroni. Sars Cov 2 ka rreth 30 mijë baza në gjenomën e vet. Po të bësh llogari të statistikave, mutacionet janë të parëndësishme nga ajo që flasim. Nuk është mutacioni problemi dhe nuk është e thënë që sic nodhi me viruset e viteve ’60 që interpretoheshin gjithmonë si rrufë. Omicroni ka tipike rrufën, sekrecionet, dhimbja e fytit dhe temperaturë 1-2 ditë dhe periudhë rikuperimi më të ulët se më parë. Sa u izolua shtami, u kapën me vonesë por ishin përhapur shumë. Viurset dhe shtamat e reja janë më transmetuese dhe më pak vdekjeprurëse, ndaj në vendet e tjera merren masa menjëherë.