Bordi i Naftës nuk po reflekton rënien e çmimit të naftës në bursa/ Ja sa lek duhet të ishte nafta sot

Bordi i Transparencës ka gati 4 javë që nuk mblidhet. Çmimi i naftës sot duhej të ishte 183 lekë, por aktualisht është 199 lekë.



Kjo politikë godet ashpër interesin publik, favorizon hapur oligopolin e operatorëve të karburanteve, rritjen e sforcuar të të ardhurave buxhetore si dhe mbështet kontrabandën masive, që arrin në 300 milionë Euro.

Hera e fundit që Bordi I Transparencës ndërhyri për vendosjen e çmimit të karburanteve ishte 20 dhjetori i vitit të shkuar. Bëhen 19 ditë sot që Bordi nuk mblidhet, megjithëse akti normativ, mbi të cilin u ngrit e përcakton që Bordi mblidhet të paktën një herë në javë.

Konfindustria rishpreh shqetësimin për vazhdimin e mosndërhyrjes të Bordit të Trasparencës edhe gjatë fillim vitit 2023 për uljen e çmimit të karburanteve në tregun vendor.

Sipas të dhënave nga bursat ndërkombëtare çmimi i naftës ka rënë me shpejtësi, duke u përafruar ndjeshëm kuotave më të ulëta të vitit 2022. Mbështetur në vlerësimet krahasuese me bazë vjetore, çmimi i shitjes me pakicë të produktit “naftë/diesel” në tregun shqiptar duhet të ishte më i ulët se 1830 lekë/litër.

Ndërkohë, prej më se 2 javësh çmimi i naftës në tregun shqiptar është në kufijtë e pothuaj 2000 lekë/litër. Kostot e mësipërme shtesë për qytetarët dhe bizneset arrijnë në vlera miliona dollarë $.



Konfindustria rishpreh shqetësimin e saj, se Bordi i Trasparencës në vazhdimësi vonon në mënyrë të tejskajshme kohore dhe qartësisht të qëllimtë vendimmarrjen në rastin e uljes së çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë institucioni në fjalë vazhdon praktikën e vendimmarrjes së menjëhershme në rast të rritjes së çmimeve së karburanteve, duke e pasqyruar drejtpërdrejt në tregun vendor.

Praktika e mësipërme godet ashpër interesin publik dhe favorizon hapur oligopolin e operatorëve të karburanteve, rritjen e sforcuar të të ardhurave buxhetore si dhe mbështet kontrabandën masive, që arrin në 300 milionë Euro.

Konfindustria ka kërkuar në vazhdimësi shkrirjen e Bordit të Transparencës dhe themelimin e Entit të Karburanteve si dhe marrjen e masave për rritjen e domosdoshme të konkurrueshmërisë në tregun më të madh strategjik të vendit prej 10—11% të PPB me qarkullim mbi 1.5 miliard $/vit. Enti i Karburanteve duhet të jetë në varësi të Kuvendit të Shqipërisë dhe i përbërë nga profesionistë.



Bordi i Trasparencës është në varësi të ekzekutivit dhe i përbërë, në konflikt të plotë interesi, në gjysmën e tij nga përfaqësues të vetë subjekteve tregtare, që duhet të hetohen për spekulime të mundshme në treg.

Author: morevesh