U tha se u ndanë, pastaj sërish u puthën në BBV.
Ardhja e banorëve të rinj brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, si Meridiani dhe Antonela çuan në “krisjen” e parë Semi-Donaldi dhe shkak ishte Bora Zemani. Banorët e rinj i thanë Donaldit se jashtë shtëpisë ai po njihet si i dashuri i Borës, ndaj pas kësaj ai deklaroi se është beqar, i vetëm dhe jo në një lidhje. Por, tashmë Bora Zemani ka thënë se me varësen e dhuruar nga Donaldi, në përvjetorin e tyre tregoi pozicionin e saj të qartë dhe të palëkundur në raport me aktorin.
Më konkretisht, Bora tha:
Sa i përket situatës tjetër, ju e dini qëndrimin tim pavarësisht provokimeve që mund të bëhen se ndoshta po mbahet ndonjë një qëndrim tjetër. Ku i dihet. Ku e dimë ne se çfarë ndodh jashtë! Rikujtojmë se vetëm pak javë më parë, në Big Brother pamë një ndër takimet më romantike të ndodhura ndonjëherë në televizion dhe ndjenja të lëna pezull deri ditën që Donaldi të lë Big Brother VIP.