Bora Zemani i thotë të gjitha! Nga marrëdhënia e Donaldit me Arborin e deri tek…

Moderatorja Bora Zemani ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në programin “Wake Up”. Ajo ka folur për jetën e saj personale si dhe atë profesionale. Teksa u ndal tek Donaldi, prezantuesja tha se partneri i saj dhe djali i saj, Arbori kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin.

 

“Ata kanë marrëdhënie shumë të mirë. Arbori thotë që Donaldi është shoku im i ngushtë. Luajnë playstation bashkë”, tha ajo. Jo vetëm kaq por Bora është ndalur tek marrëdhënia e saj me Neda Ballukun. Moderatorja theksoi se me të ka një marrëdhënie shumë të mirë si dhe theksoi se nuk asnjë marrëdhënie të keqe me askënd. Ajo e cilësoi Nedën si “syri i freskët” i programit të dashurisë dhe theksoi se opinionistja di ku të pyesë e të ngacmojë konkurrentët me pyetjet e saj. Sa i takon karrierës së saj, Bora tha për “Wake Up” se pas “Dancing With The Stars” ka një tjetër projekt në “furrë”. Por moderatorja tha se nuk mund të tregojë më asgjë lidhur me këtë projekt derisa të konkretizohet diçka. Bora shtoi se për këtë projekt ka diskutuar vetëm me Lori Hoxhën. Më tej, moderatorja nuk ka zbuluar të tjera detaje rreth karrierës por mezi po presim se çfarë do të sjellë në ekran ajo pas përfundimit të “Dancing With The Stars”.

Author: morevesh