Dyshimet se Donald Veshaj ka marrë një letër nga ish-e dashura e tij Bora Zemani kanë bërë rrjetin të ziejë. E gjithë skena ka nisur nga këngëtarja Beatrix Ramosaj e cila ka gjetur një letër në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ajo ka nisur ta lexojë dhe mënjeherë pas kësaj ngjarjeje është thirrur në dhomën e rrëfimit.
Komentuesit sqarojnë se letra është futur nga këngëtari Ledri Vula, i cili surprizoi dy miqtë e tij brenda BBV dy netë më parë, por nuk ka shkuar në duart e duhura. Siç duket aksidentalisht letra ka rënë në oborr dhe është gjetur nga Trixa. Kjo e fundit është parë të dalë duke qarë nga dhoma e rrëfimit, por arsyet kanë mbetur të paqarta.
Lidhja e Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshja në Big Brother VIP ka bërë bujë të madhe dhe raporti i tyre po vazhdon të komentohet. Kjo edhe për faktin që aktori konsiderohej se kishte lënë jashtë shtëpisë një histori tjetër dashurie me prezantuesen, Bora Zemani.
Madje Bora dhe Donaldi realizuan një takim romatik në javët e para të spektaklit që mendohej si një ribashkim mes tyre. Por, gjërat ndryshuan kur ai filloi të shihej i afërt me Beatrix dhe dyshja prej javësh po shijojnë një romancë, për të cilën së fundmi ka folur edhe vet këngëtarja.
Gjatë një diskutimi me banorët, Beatrix shihet e përlot teksa flet për Donaldin, duke thënë se ka vite që nuk ka qenë në lidhje. “Po më vjen keq se është gjithçka në jetë për mu, se kam shumë vite pa pasur dikë afër në krah, dhe ndodhi në Big Brother, a me u çmend, jam në siklet”, ka thënë Beatrix e prekur emocionalisht.
Ndryshe, kujtojmë që të premten nga vota e publikut u eliminua Sabiani, pas më shumë se 60 ditësh qëndrim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ndërsa për të martën janë në nominim 4 banorë, Arjola, Einxhel, Ilir dhe Klaudio.