Bora feston ditëlindjen, Donaldi e uron me fjalë romantike: Për ty botën shpirt…

Moderatorja e njohur shqiptare Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj janë pa dyshim një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Dyshja konfirmoi ribashkimin pak muaj më parë, teksa tashmë nuk ngurrojnë të publikojnë edhe në rrjete sociale e duke ndarë me të gjithë ndjekësit e tyre momente nga jeta  në çift.

 

E kjo e hënë e 9 janarit është shumë speciale për dyshen e njohur të ekranit shqiptar. Kjo pasi moderatorja e dashur, Bora Zemani feston sot datëlindjen e saj. E nëse vitin e kaluar nuk e festoi në krah të partnerit të saj, për shkak se nuk ishin bashkë, këtë vit dyshja ka vendosur ta kalojë në krahët e njëri-tjetrit e pranë miqve të tyre të ngushtë.

 

Urimet për Bora Zemanin kanë qenë të shumta në këtë 31-vjetor të lindjes, por ai që ka rënë në sy është pa dyshim urimi i partnerit të saj, Donald Veshaj. Aktori ka postuar një foto të moderatores duke luajtur me borë, ndërsa krah fotos ka shkruar edhe një mesazh urimi shumë të veçantë. “Për ty botën. Gëzuar ditëlindjen shpirt”- shkruan Donaldi në rrjetet e tij sociale.

 

Ky urim është rishpërndarë nga vetë moderatorja, e cila ka falënderuar partnerin e saj. ‘Shpirti im’- shkruan Bora Zemani, e cila duket se këtë ditëlindje ka vendosur ta festojë në një vend malor krah partnerit të saj dhe miqve të zemrës, ku nuk mungon sigurisht as këngëtarja e njohur, Semi Jaupaj.

Author: morevesh