Bora Zemani e ka nisur ndryshe vitin 2022. Me veprimin e saj ajo duket se ka lënë pas njerëzit që kanë ndikuar negativisht në jetën e saj.
Moderatorja ka ‘spastruar’ nga Instagram-i i saj vëllezërit Veshaj dhe Beatrix Ramosaj. Faqja “Vipat e Bllokut” ka pikasur “spastrimin”.
Bora tashmë nuk ndjek më as Donaldin, as Beatrix, as Romeon e as shokun e ngushtë të tyre, kompozitorin Elgit Doda i cili ishte prapa këngës “TL” apo “Toxic love” që u dyshua se ishte dedikim për Borën.
Ky veprim i Borës erdhi shumë më pas se lidhja e Donaldit dhe Beatrix të bëhej publike. Siç thonë, më mirë vonë se kurrë.