“Bombat” e Shqipes, ish-konkurrentja e Për’puthen nxjerr foton e sikletshme live

Shqipe Hysenaj, e cila u bë e famshme në “Për’puthen” e ftuar në emisionin “Abc-ja e pasdites” foli për largimin e saj nga programi. Por pas daljes nga Për’puthen, Shqipja publikoi një foto të vjetër të Andit në të cilën shihej duke e puthur një vajzë në faqe dhe ish-konkurrentja e ‘Për’puthen” pretendonte se ajo ishte Tea.

Ky imazh bëri shumë bujë në media dhe Shqipja deklaroi se Andi me Tean e njihnin njëri-tjetrin dhe se ata kanë qenë të lidhur. Ndërkohë, së fundmi ajo publikoi një tjetër imazh të Teas, ndaj së cilës hodhi akuza se është e lidhur me Beart Rexhepin, një ish-konkurrent i Për’puthen dhe jo me Andin, me të cilin doli çift nga emisioni pak ditë më parë.

E pyetur nga moderatori Ermal Peçi mbi këtë çështje, Shqipja u shpreh se këtë e bën për faktin se është ajo e cila është etiketuar si e keqja, ndërkohë që në fakt sipas saj, po përpiqet të thotë të vërtetën. Madje, Shqipja i tregoi dhe një foto moderatorit për të vërtetuar se po thotë të vërtetën, por vendosi të mos e ndante me publikun.

Nuk ishte e rëndësishme të demaskoj vajzën në fjalë, por e vazhdova sepse mamaja e atij djalit që unë dilja foli për mua duke thënë jo po donte ta bënte vajzën Tean xheloze me Shqipen.”, u shpreh ajo. “Aty kam dalë mashtruese unë, as xheloze nuk jam asgjë nga këto. Në momentin që kam dalë nga programi kam parë çfarë bumi është bërë dhe njerëzit e kanë përkrahur Shqipen. E kanë parë të vërtetën time sado që kam ulëritur“, shtoi më tej ajo. /abcnews.al

 

Author: admin