Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë në Ukrainë është sulmuar nga forcat ruse të cilat prej dymbëdhjetë (12) ditësh kanë nisur agresionin e tyre. Pamjet tregojnë se godina ku ndodhej Konsullata Shqiptare dhe institucione të tjera, është bombarduar nga trupat ruse.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Konsullata në rrjetin social Facebook. Sulmi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pak para mesnatës. Fatmirësisht, Konsulli i Nderit dhe stafi janë aktualisht të sigurt dhe nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Më 6 mars në orën 23:15 u shkarkua Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë Si pasojë e sulmit ajror të trupave ruse në qytetin e Kharkivit, disa predha goditën ndërtesën në st. Akademik Proskura 1, aty ku ndodhet Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë, shpërtheu një zjarr, shkatërrohet mbivendosja e godinës”, thuhet në njoftimin e Konsullatës.