Arbër Hajdari është komentuar shumë për opinionet që ai jep ndaj konkurrentëve të “Big Brother VIP” gjatë rrugëtimit të tyre në këtë shtëpi.
Videot e tij janë kudo virale në rrjet, ndërkohë së fundmi Arbri ka reaguar me një postim në rrjete sociale ku shprehet se gjërat duhet të merren më lehtë pasi kemi të bëjmë me një “show”.
Mes të tjerash, ai thekson se “Big Brother VIP” është për argëtim, jo për të shfryrë, sharë dhe ofenduar askënd.
”Miq të dashur!
Ky ‘Big Brother’ ka qenë dhe është shumë i vështirë për t’u analizuar, për t’u komentuar e për të dhënë një opinion personal pikërisht për përmasat gjigante që ka marrë dhe ndjeshmërisë së madhe që secili nga personazhet ka në publik.
Për shkak të punës sime kam si parim të mos cenoj askënd dhe të vlerësoj çdokënd duke u përpjekur për të qenë i drejtë e racional. Ky është një spektakël, një ‘show’ televiziv dhe jo një arenë gladiatorësh, ata aty brenda, por edhe ne këtu jashtë që jemi të përfshirë, jemi njerëz normalë me të mirat dhe të këqijat tona, por ndryshimi është që ata aty brenda po ju argëtojnë prej 103 ditësh dhe nuk meritojnë asnjë lloj linçimi publik. Shprehja e një opinioni personal për lojën e tyre nuk do doja kurrsesi të përkthehej në sulm karshi asnjërit prej konkurrentëve. Nëse unë kam bërë dy batuta me konkurrentët ka ndodhur sepse ky është një ‘show’ dhe si i tillë të gjithë duhet ta marrim pak më me lehtësi e sportivitet. Boll drama ka ky vend! ‘Big Brother’ është për argëtim, jo për të shfryrë, sharë dhe ofenduar askënd”, shkruan ai.