Bllofi i “shumicës”, kamera hyn pas Bashës në Pallatin e kongreseve/ Kanë votuar vetëm 1958 delegatë

Një reporter i Syri.net, Ermal Rizai u fut në Pallatin e Kongreseve pasi përfundoi Kuvendi i mbajtur nga Basha.

Qëllimi i tij qe jo vetëm për të kuptuar se sa delegatë ishin në sallë, por mbi të gjitha se sa prej tyre kanë votuar.

Ashtu sikurse u pa nga transmetimi “Live” ndryshimet në statut me ngritje kartoinash jeshil u bënë vetëm nga ata që ishin të pranishëm në sallë dhe të ulur në karrige.

Pra pyetjet enigmë ishin sa ishin pjesmarrës dhe sa kanë votuar?

Sipas numerimit karrige për karrige që bëri gazetari i Syri.net rezultuan se në sallë janë gjithsej 1958 karrige.

Pra pas këtij verifikimi faktesh një gjë del e sigurtë: asnjë nga nenet e votuara për ndryshime statuore nuk e ka kapur korumin e nevojshëm prej 3800 delegatësh.

Nëse për pjesmarrësit mund të funksionojë alibia se rrinin në lulishte dhe në holl të paktën ky numërim tregon se të gjitha votimet janë nul. Sherri për karriget u hap sot gjatë ditës kur mediat nxorrën se në ëikipedia thuhet se salla mban 2100 persona. Por nuk kaloi poshtë dhe persona të panjohur hynë duke sulmuar faqen e ëikipedias dhe manipuluar numrin e kapacitetit të saj, duke e çuar në 5400 ulëse.

Kjo solli edhe obligimin për një numerim live.

Author: morevesh