Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken po fliste përpara takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s dhe BE-së në Bruksel këtë mëngjes kur u shpreh se perëndimi nuk kërkon luftë por nëse ajo vjen është gati.
Z. Blinken shtoi se NATO nuk kërkon “të mos ketë konflikt”, por “nëse konflikti vjen tek ne, ne jemi gati për të dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”.
“Thënë thjesht, në vazhdën e agresionit të paprovokuar dhe të paramenduar të Rusisë kundër Ukrainës, kjo aleancë u bashkua me shpejtësi, unitet dhe vendosmëri, duke nisur menjëherë grupin e punës së reagimit të shpejtë, duke vënë në zbatim planet e graduara për të vazhduar për të forcuar sigurinë e NATO-s. Gjatë natës, ne kemi parë gjithashtu raporte për sulmin kundër një centrali bërthamor. Kjo thjesht tregon pamaturinë e kësaj lufte dhe rëndësinë e përfundimit të saj dhe rëndësinë e tërheqjes së të gjitha trupave nga Rusia dhe angazhimit në mirëbesim në përpjekjet diplomatike”, tha Blinken.