Blerina Rrapushi nga Vlora vuan nga sëmundja elefantizmit dhe prej 4 vitesh nuk lëviz nga shtrati. Peshon 450 kg dhe shëndeti po përkeqësohet çdo ditë ndaj apelon për mjekim të specializuar jashtë vendit.
Blerina Rrapushi po lufton e vetme për jetën. Prej 4 vitesh dergjet në shtrat. Tani peshon 450 kg dhe nuk mundet të lëvizë as për nevojat personale.
“Tani po vdes, po marr kalbësirë. Kam nevojë për shërim. Jam vazjë 38-vjeçare. Shikoj vdekjen me sy. Kam katër vjet që lëngoj.”-thotë ajo..
38-vjecarja nga Vlora vuan nga sëmundja e elefantizmit. Ka kërkuar ndihmë në institucionet shëndetësore, por askush nuk i është përgjigjur. Përreth 6 muaj i kishin hequr KAMP-in, për shkak se nuk kishte kartën e identitetit. Tashmë thotë e se merr sërish por është e pamjaftueshme për të përballuar jetesën.